Pensionistë – si të paguani më pak tatim ?

Për shumicën e pensionistëve pas daljes në pension, të ardhurat bien ndjeshëm. Kjo nuk do të thotë domosdo që edhe fatura tatimore të jetë më e ulët dhe ata të paguajnë më pak tatim.

Në fakt, ky është një lajm që gëzon, por shumë pensionist edhe pas daljes në pension janë më të shëndetshëm sesa gjeneratat para tyre, ca nga ata janë ndërmarrës, artistë etj. dhe punojnë edhe pas daljes në pension me energji të pandërprerë shumë më përtej moshës së pensionit të zakonshëm.

Statistikat tregojnë se në Zvicër rreth 17,400 persona të moshës 65 deri në 74 vjeç punojnë si të vetëpunësuar ose ke punëdhënësi ke i cili kishin punuar para daljes në pension. Kjo është pothuajse 3.5 për qind e të gjithë të punësuarve kurse mbrenda pesë viteve të fundit, kjo përqindje është rritur me mbi 40 për qind.
Pensionistët nuk mund të zbresin nga tatim-taksat shpenzimet që lidhen me punën
Shkalla e punësimit personave nga mosha 55 deri 64 vjeçë është rritur në pesë vitet e fundit me 5.3 pikë përqindjeje në 75.8 për qind. Ka shumë të tjerë të kësaj moshe për të cilët nuk dihet a punojnë nga dëshira apo e kanë të nevojshme për të realizuar të ardhura. Shumica e pensionistëve besojnë që pas daljes në pension, të paktën ngarkesa tatimore do të jetë më e vogël, por kjo shpesh rezulton të jetë një gabim. Të ardhurat nga Pensioni i Shtyllës së Parë dhe Shtyllës së Dytë janë me të vërtetë shumë më të ulët sesa në më parë kur punonin aktiv mirëpo ngarkesa tatimore nuk është domosdo më e vogël pasi tani pensionistët nuk mund të heqin shpenzimet që lidhen me punën.
Pension mujorë apo marrja e kontributeve në formë kapitali?
Vendimi për marrjen e kontributeve në formë kapitali apo pensioni mujorë pensionistët duhet zgjidhur në bazë të nevojave të tyre. Duhet patur parasyshë që pensioni mujorë është i tatueshëm si e ardhur dhe pensionisti çdo vit paguan tatim. Tatimi për kontributet në formë kapitali paguhet vetëm njëherë me një normë të dobishme. Prandaj, barra tatimore për kontributet e tërhequra në formë kapitali sipas rregullit është është më e ulët se sa ke pensioni mujorë.

 

Ulja e të ardhurave të tatueshme

Edhe pse zbritjet për pensionistët janë më të vogla se sa për të punësuarit, ka edhe për ta disa mënyra për të ulur të ardhurat tuaja të tatueshme pas daljes në pension. Kjo vlenë për pensionistët qe posedojnë prona.
Secili që ka pronë ka mundësi kursimi pasiqë vlera tatimore e një prone si rregull është dukshëm më e ulët se vlera e tregut të pronës. Pronat tatimohen në vendndodhjen e tyre dhe jo në vendbanimin e pronarit. Duke kërkuar për një pronë të përshtatshme në regjionet me taksa më të ulëta mund të optimoni taksat dukshëm. Sipas rregullit prona e dytë është gadi plotësisht e zbritshme nga të ardhurat e tatueshme.
Hipoteka mund te ngarkoj buxhetin tuaj
Përmes planifikimit me kujdes të mirëmbajtjes së pronës munden edhe pensionistët në mënyrë të konsiderueshme të kursejnë taksa. Arsyeja është se në shumicën e kantoneve çdo vit mund të zgjidhni në mes të zbritjes paushale të mirëmbajtjes apo zbritjes së shpenzimeve të bëra në mënyrë efektive.
Kur investimet për rinovim janë të larta mund të jetë e dobishme nëse ndajmë këto në më shumë se një vit. Vini re që investimet për mirëmbajtje nuk janë të zbritshme nga tatimi kurse investimet që rrisin vlerën e pronës janë janë të zbritshme nga tatimi.

 

Ndërroni vendbanimin tuaj

Pensionistet munden të ndërrojnë vendbanimin e tyre duke kaluar me një vend tjetër ku baza tatimore është më e ulët. Duhet të keni parasyshë qe 31 dhjetori i një viti kalendarik është me rëndësi dhe deri atë datë duhet të deklaroni taksat tuaja në vendbanimin e vjetër.
Ajo që mund të ketë një ndikim të madh në barrën e taksave, nëse taksapaguesi nuk është transferuar në vitin fund të vitit kalendarik por në fillim të vitit në vijim. Gjithashtu, duhet të respektojë kushtet për pagesat e kapitalit. Keto tatohen sipas vendbanimit tuaj ne momentin e pageses se kapitalit.
Dallimet në mes të vendbanimeve të ndryshme tatimore janë shumë të mëdha. Në rrethana të caktuara, mund të ndodhë, pra, të jetë e këshillueshme për të transferuar vendbanimin para pagesës se kapitalit.

Historiku / Rreth nesh

Zhvillimi aktual i tregut, ekonomisë dhe shoqerisë ka bërë te domosdoshëm një profilizim te shërbimeve dhe partneritetit me profesionistet e fushes. Natyra e shumëllojshme e problemeve që verehen dhe hasen në fushen e biznesit kërkojnë një ndihme ligjore të kualifikuar, të shpejtë dhe të vazhdueshme.
Studio ligjore Asllani është themeluar në vitin 1998 nga Shani Asllani, jurist i diplomuar. Studio ligjore ka për qëllim të saj të ofrojë shërbime ligjore, përfaqësim në juridiksione kombëtare dhe ndërkombëtare të shumë niveleve, konsulencë fiskale dhe finaciare, nëpërmjet një përkushtimi maksimal dhe profesional.
Studio ligjore Asllani ka një pervojë 18 vjeçare në mbrojtjen e të drejtave të, qytetarëve, institucioneve , bizneseve si dhe shumë kategorive shoqërore të cilët ndeshen me probleme ligjore. Objektivi i studios ligjore Asllani ishte të bëhet një pikë referimi për klientët, të cilët kërkojnë në çdo moment asistencë ligjore profesionale, zgjidhje të problemeve nga më komplekset dhe parandalimin e tyre kur është e mundur.
Studio ligjore ka gjithashtu marrëdhënie partneriteti me studio të ndryshme ligjore jo vetëm brënda Zvicrës por dhe jashtë saj si, Kosovë , Maqedoni , Mal i Zi , Serbi, Bosnjë, Shqipëri, Austri dhe Gjermani. Studio ligjore Asllani ka një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme sidomos në drejtesinë Zvicerjane, Kosovare si dhe shtetet tjera të territorit te ish Jugosllavise.
Studio ligjore Asllani karakterizohet nga profesionalizëm i lartë, korrektesi, shpejtësi maksimale në zgjidhjen e çështjeve në favor të klientit, etike e larte profesionale dhe ruajtje konfidencialitetit te klientëve . Në punën tonë, ne udhëhiqemi nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ngushtë profesional, duke u krijuar në këtë mënyrë klientëve tanë një ambient që ofron seriozitet dhe siguri.
Zyra jonë ju ofron emigrantëve shqiptarë që kan punuar ne Zvicer, Gjermani, Austri, Francë apo shtete tjera të Europës mundësin e informimit mbi skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore në këto shtete.
Ne zhvillojmë veprimtari informimi, asistence, konsulence dhe përfaqësimi të shtetasve kosovar që kan derdhur kontribute (që kan punuar) në këto shtete.
Te gjithe personat që janë duke plotësuar moshën e daljes në pension, mund te informohen te ne lidhur me të drejtat e tyre dhe përmes nesh të bëjnë kerkese paraprake në mynyrë që nga data e ndërprerjes se marrëdhënies se punës të perfitojne menjehere pagesen e pensionit te pleqerise.
Keshtu, aplikimi per pensionin duhet te nise së paku gjashtë muaj perpara se i interesuari te plotesoje moshen e pleqërisë, kurse ata të cilët kërkojnë Pension Invaliditeti apo Pension Familjar mund te aplikojnë menjëherë.
Per shkak te migrimit të shpeshtë të shumë të siguruarve si dhe ndryshimit te vendeve te punes e vendbanimit, përgaditja e Aplikacionit për pension kërkon një qasje profesionale për të verifikuar dhe nxjerrë një gjendje bilanci për të gjitha vitet e punës qoftë në shtetin ku aplikoni qoftë për vitet e punës që keni patur në emigracion (jashtë shtetit).
Masa e pensionit percaktohet nga vitet e kontributit (stazhi), lartësija e të ardhurave personale dhe gjendjes familjare të aplikuesit.
ASLLANI – Law Office
lic. iur. Shani ASLLANI
Oberstadtstr. 4, P. O. Box
CH – 8501 Frauenfeld
Schweiz – Suisse – Switzerland
 
Telefon +41 (0)52 721 33 44
Telefax +41 (0)52 721 33 46
 
www.zyraepensioneve.com
info@zyraepensioneve.com